Astrit Gashi: PDK nga defansiva është kthyer në ofensivë

Analisti Astrit Gashi ka thënë se PDK është rikthyer në pozitë ofensive prej asaj që ka qenë disa muaj më herët. Ky mobilizim sipas Gashit ka ardhur si pasojë e koketimit të LDK-së dhe VV-së për një koalicion të mundshëm mes këtyre partive.

Gashi në analizën për debatin në RTV Dukagjini ku kanë qenë përfaqësues të PDK-së që kanë folur për “Qeverinë Veseli” ka thënë se tashmë PDK është në pozitë më të mirë pasi që janë aktivizuar disa nga figurat kryesore të PDK-së e sidomos në Drenicë.

“Ka një mobilizim në terren aty ku kanë më së shumti vota”, tha Gashi.

Sipas tij një pjesë e elektoratit të PDK-së nuk dëshiron ta shohë partinë e tyre në opozitë.

loading…