Vetura

Aston Martin zbulon DB4 GT ekskluzive për garën “Le Mans 24 Hours”

Aston Martin ka zbuluar veturën ekskluzive DB4 GT për garën “Le Mans 24 Hours” e cila është gara më e vjetër e ende aktive për veturat sportive në botë e që mbahet për çdo vit që nga 1923 në qytetin e Le Mans të Francës.

I quajtur DB4 GT Zagato Continuation shitet si çift me DBS GT Zagato me një çmim prej 6.7 milionë euro e që së bashku formojë atë që Aston Martin e quan DBZ Centenary Collection.

Porositë e para të DB4 GT Zagato Continuation do të dorëzohen në fillim të çerekut të tretë të 2019-ës.

Vetëm 19 ekzemplarë të DB4 GT Zagato Continuation do të prodhohen, e për të cilat Aston pohon se për ndërtimin e secilës prej tyre duhen 4500 orë për tu përfunduar.

DB4 GT Zagato Continuation ka motorin 4.7 litërsh i cili prodhon 390 kuajfuqi e ka rrotat e pasme aktive.