Aston Martin kremton triumfin e para 6 dekadave në Le Mans me model të veçantë

Prodhuesi i njohur britanik i super-veturave, Aston Martin, ka prezantuar një version të veçantë të DBS 59 Edition në kujtim të fitores që e mori 60 vjet më parë në një garë të njohur të qëndrueshmërisë.

Për të kremtuar triumfin në garën “24 Hoursor Le Mans” të vitit 1959, Aston Martin versionin e veçantë DBS 59 Edition do ta prodhojë në një seri të kufizuar prej vetëm 24 njësi.

DBS 59 Edition është i bazuar në modelin standard DBS Superleggera, dhe është punuar nga divizioni “Q by Aston Martin” i Aston Martinit.

Për këtë rast, DBS 59 vjen me ngjyrë të gjelbër origjinale sikur ai i garës. Po ashtu, DBS modern mori disa detaje retro në kujtim të modelit që fitoi në “Le Mans” gjashtë dekada më parë.

Etiketa “59 Edition” është e vendosur në eksterier dhe në interier, i cili përbëhet nga lëkura dy-ngjyrëshe.

Sa i përket detajeve teknike, Aston Martin DBS 59 Edition ka motor 5.2-litër Turbo V12 me kapacitet prej 725 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h.