Associated Press reagon pasi iu bombardua ndërtesa në Gaza

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe që strehonte zyrat e Associated Press  dhe disa mediave të tjera në Rripin e Gazës.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi iAP-së, ku përmes një shkrimi kanë thënë se nuk kanë pasur shpjegim të mëhershëm se  pse ndërtesa në të cilën ishin të vendosur ata, ishte në shënjestër të ushtrisë izraelite.

“Sulmi ajror të shtunën erdhi afërsisht një orë pasi ushtria izraelite urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën. Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm se pse ndërtesa ishte në shënjestër. Ndërtesa strehon Associated Press, Al-Jazeera dhe një numër zyrash dhe apartamentesh”, thuhet në tekstin e lëshuar nga kjo media.