Agjencia amerikane

Associated Press: Kosova të premten formon Ushtrinë, Serbia po kërcënon në “të thatë”

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press e ka publikuar një tekst të gjatë për planifikimin e Kosovës që ta formojë Ushtrinë.

Në këtë tekst po ashtu përmenden edhe reagimet në Serbi dhe qëndrimi i NATO-s.

Pritet, sipas AP-së, që parlamenti kosovar të premtën ta miratojë projektligjin për tranforimin e focave paraushtarake të njohura si Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat numërojnë 4000 pjesëtarë, në ushtri të armatosur lehtë.

“Tensionet e vazhdueshme janë rritur edhe pasi që Prishtinë e ngriti taskën në 100 për mallrat serbe, si kundërpërgjigje për pengimin e Serbisë që Kosova të hyjë në Interpol”, shkruan AP, transmeton Ballkani.info.

Afrimi i formimit të ushtrisë së rregullt kosovare e ka zemëruar Serbinë e cila po flet edhe për intervenim ushtarak, thekson tutje AP.

Derisa Serbia beson se qëllimi kryesor i ushtrisë është marrja dhe spastrimi etnik i veriut të Kosovës, zyrtarët kosovarë këtë e mohojnë kategorisht.

“Me paralajmërimin për mundësi të intervenimit ushtarak, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, javën e kaluar tha se shpreson që kurrë nuk do të përdorin ushtrinë, por se në këtë moment kjo është njëra nga opsionet”, citon AP, kryeministren serbe.

AP shtron pyetje se sa është serioz ky kërcënim serb, duke vlerësuar se kjo, sipas mundësisë së saj, “është kërcënim bosh” dhe shton se është e pabesueshme që Serbia do ta ndermerr aksion ushtarak, edhe pse ka “filluar të fërshkëllejë armët”.

Kjo, shton AP, do të nxiste konfrontimin e drejtpërdrejt me rreth 4600 ushtarëve të NATO-s, përfshirë edhe ushtarët amerikanë të stacionuar në Kosovë nga viti 1999.

“Kjo sigurisht do të nxiste edhe sanksione të Perëndimit dhe izolim të Serbisë”, shton AP. /Ballkani.info/