Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit në grupmoshat e reja U19.

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet se lojtarët e dy skuadrave u rrahen mes vete.

Siç raportohet për shkak të kësaj rrahje, ka lojtarë që kanë përfunduar në spital.

Në këtë video, shihet se si një lojtar i Gjilanit e nisi këtë sherr masiv, duke goditur nga mbrapa me boks një futbollist të skuadrës nga Fushë Kosova.