Assange kërkon leje për pjesëmarrje në funeralin e Vivienne Westwood

Julian Assange, themelues i WikiLeaks do të kërkojë leje nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e kreatores, Dame Vivienne Westwood, thotë gruaja e tij, Stella për mediat australiane, raporton BBC.

Westwood, e cila vdiq të enjten në moshën 81 vjeçare, ishte mbështetëse dhe mike e Assange për më shumë se një dekadë.

“Ajo ishte mike dhe mbështetëse e madhe, sigurisht që ikja e saj për ne mbetet humbje e madhe”, tha Stella Assange për të përditshmet australiane “Sydney Morning Herald” dhe “The Age”, përcjell Klankosova.tv.

Mirëpo, zëdhënësi i burgut tha për BBC se një kërkesë e tij nuk mund të miratohet, sepse leje të tillë jepet vetëm për të afërmit.

Assange i burgosur në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar, po lufton me ekstradimin e tij në SHBA për akuzat që lidhen me publikimin e mijëra dokumenteve sekrete në vitin 2010 dhe 2011.