Aspak etike| Kurti dhe vartësit e tij zgërdhihen në Japoni edhe pse kanë shkuar në varrimin e ish-kryeministrit


Drejtues të shtetit të Kosovës po e dëshmojnë se nuk dinë të sillen në ceremonitë mortore ku po marrin pjesë shumë shpesh.

Pas presidentes Vjosa Osmani e cila theu rregullat në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth, edhe kryeministri Albin Kurti po tregon se nuk di të sillet në këto raste.

Kurti ka shkuar në Japoni për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin, Shinzo Abe.

Kurti i shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati ka takuar disa kosovarë që jetojnë në Japoni, shkruan Demokracia.com.

Ajo që bie në sy është sjellja aspak etike e tij, pasi që shihen duke qeshur.

Ilir Vokrri, qytetar i Kosovës, ka postuar fotografi nga takimi.

“Me Kryeministrin tonë Albin Kurti dhe Ministrin Hekuran Murati, si të zënë qe jan patën kohë të na përshëndesin. I urojmë atyre gjitha te mirat ne rrugëtimin e gjate dhe vështirë që kanë.”, shkroi Vokrri.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, i shkeli rregullat. Ajo ka publikuar shumë fotografi nga ceremonia e nderimit të Mbretëreshës britanike, ndonëse ishte e ndaluar.