Asociacioni i Komunave e zbulon pse vendosi ta refuzojë takimin me Kurtin

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë.

AKK-ja ka bërë të ditur se ka refuzuar të takohen sot me kryeministrin Albin Kurti për arsye se dje, Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë AKK-në në Komitetin Anti-Covid19.

Sotm AKK-ja ka njoftuar se nga nesër do të jetë e përfshirë në këtë Komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid19.

“Pas këtij vendimi AKK zotohet që do të vazhdoj të jap kontributin e vetë si deri më tani që nga marsi i vitit 2020 në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër kësaj pandemie”, thuhet në komunikatën e tyre.