Asnjëherë mos shkoni të flini kur jeni të zemëruar!

Qysh moti është thënë se nuk është mirë të shkoni të flini kur jeni të zemëruar, ose ndjenjat e këqija do të vështirësohen në fyerje

Por, tani shkencëtarët kanë gjetur dëshmi për ta mbështetur këtë ide se kujtimet negative emocionale janë më të vështira për t’u larguar pas një nate me gjumë.

Mjafton një natë e keqe me gjumë që nivelet e stresit dhe ankthit t’ju rriten për 30% – prandaj vërtet se do të përfitoni mendërisht nëse flini.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Communicaitons, sugjeron se gjatë gjumit truri e riorganizon mënyrën se si futen kujtimet negative, duke i bërë këto lidhje më të vështira për t’u shtypur në të ardhmen.

Autorët e këtij studimi kanë cekur se këto zbulime mund të luajnë rol edhe në trajtimin e sëmundjeve si PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik).

Ata thonë se personat që vuajnë nga PTSD është mirë që të mos fillojnë t’i shtypin kujtimet në të njëjtën ditë.

Gjatë gjumit, valët e trurit sinkronizohen, pulsi i zemrës dhe shtypja e gjakut zvogëlohet dhe mendja shumë lehtë e largon çdo stres dhe brengë.

Sipas ekspertëve, gjumi i thellë është lehtësues natyral i ankthit dhe stresit, prandaj është e rëndësishme që çdo natë të mjaftohemi me gjumë.

Thënë më thjesht, nëse veç keni probleme me gjumë apo bëni pak gjumë, është e rëndësishme ta zgjidhni këtë çështje në mënyrë që të ndiheni më pak të stresuar.