Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot nga raporti 24 orësh të rasteve me koronavirus nuk ka asnjë të vdekur.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv. Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë! Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!Bashkë ia dalim!Vendose maskën!Mbaje higjienën!Ruaje distancën!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/