Republika Turke e Qipros Veriore nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri me koronavirus prej një jave.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Ali Pili, tha se në javën e fundit janë kryer 2868 teste, por asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rasti i parë me koronavirus në këtë vend u shfaq në 10 mars, kur një turist gjerman që po vizitonte zonën rezultoi i infektuar.

Deri tani në Qipron Turke janë konfirmuar 108 raste, nga të cilët 87 kanë arritur të shërohen, ndërsa 4 kanë humbur jetën.

Që në fillim të shfaqjes së rastit të parë, vendi mori masa të rrepta, duke pezulluar shkollat dhe mbyllur shumicën e bizneseve.

Të gjithë qytetarëve u është kërkuar të mbajnë maska për fytyrën dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore. Në Qipron greke sakaq së fundi u regjistruan 9 raste të reja, duke e çuar ne 804 totalin e të infektuarve, teksa vdekjet janë 14.