Asnjë rast i ri me COVID-19 sot në Kosovë

Asnjë qyterarë nuk është i infektuar sot me Covid-19.

Kështu ka njoftuar MSH përmes raportit 24 orësh, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 75.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!