Asnjë lëvizje, kështu duket Prishtina gjatë orës policore

Policia e Kosovës në tërë territorin e vendit gjatë tërë ditës ka vazhduar aktivitetet e shumta në rrugë, lokale, biznese, qendra tregtare, mjete transporti, tregje etj, për të realizuar detyrat që dalin nga Plani Operativ ndaj COVID-19.

Po ashtu, prezenca, angazhimet dhe veprimet policore po ndikojnë në respektimin e masava për ndalim qarkullimi në orët e mbrëmjes, njofton policia.

Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren numër të madh të zyrtarëve policor, si dhe polic në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.

Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara.

Sipas raportit të djeshëm të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht kemi janë 26 mijë e 886 raste aktive me koronavirus, kryesisht të variantit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.

Gjithashtu dje janë regjistruar 1 mijë e 383 rasteve të reja të infektimit dhe 26 vdekje.