Asnjë kosovar i prekur me koronavirus

Më 7 janar autoritetet kineze kanë konfirmuar se kanë identifikuar virusin “koronavirus”. Që nga atëherë ky virus është përhapur edhe në shtetet tjera, si në SHBA, në Tajlandë, në Japoni e në Republikën e Koresë. As Kosova nuk është imune ndaj tij, për këtë edhe kanë filluar të merren masa nga institucionet në vend

Në shumë shtete të botës ka filluar të përhapet virusi kinez “koronavirus”, i cili deri tani ua ka marrë jetën 26 personave.

Ky virus, i cili ka prekur mbi 1 mijë e 700 persona, vlerësohet të jetë ngjitës. Deri më tani ai është përhapur në10 shtete, duke përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singaporin, Arabinë Saudite, Vietnamin, Japoninë, Tajlandën e Korenë e Jugut.

Deri më tani asnjë kosovar nuk është prekur me virusin “koronavirus”, i cili po vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë për “Zërin” se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshimtë me këtë virus.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dalë edhe me komunikatë për këtë virus. Meqenëse nuk kemi asnjërast, nuk mund të themi asgjë, të shohim në ndërkohë nëse ka. Ne nuk kemi asnjë rast që dyshohet për atë ose raste qëkemi spitalizuar për atë arsye”.

Ajazaj-Berisha ka deklaruar se si staf mjekësor janë tëgatshëm ta menaxhojnë situatën në raste se paraqiten persona të prekur me virusin kinez.
“Ne si staf mjekësor jemi të gatshëm për çfarëdo gripi të sezonit ose çfarëdovirusi që vjen në Kosovë. Ne jemi të gatshëm për ta menaxhuar situatën në aspektin profesional”, ka shtuar ajo.

Përndryshe, eksperti i shëndetësisë Halil Krasniqi, i cili punon në Gjermani, në një shkrim për “Zërin” ështëshprehur se rreziku në Aeroportin e Prishtinës për këtëvirus është shumë i vogël, për shkak se Kosova nuk ka linjëajrore direkt me qytetin Vuhan ose me qytetet tjera të Kinës dhe kontakti me popullatën kineze është i dendur. Ai ka theksuar se “koronavirus”-i kërkon trajtim adekuat në rast të kontaktit me personat e infektuar, andaj është e rëndësishme preventiva në aeroport, në trajtimin fillestar, izolimi me përgatitjen profesionale të personelit mjekësor e kontrolli i pasagjerëve.