Raportohet

Asnjë komunë nuk ka përmbushur premtimet elektorale

Organizata Demokraci Plus ka prezantuar të gjeturat dhe vlerësimin e respektimit të zotimeve nga kandidatët për kryetar të komunave se do t’iu përmbahen parimeve bazë për qeverisje të mirë.

Sipas këtij raporti për përmbushjen e zotimeve kryeson Komuna e Prishtinës e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Ndërsa për nivelin më të ulët të përmbushjes së zotimeve është Komuna e Gjilanit.

Por sipas raportit të Demokraci Plus, asnjë nga komunat nuk kanë përmbushur zotimet elektorale.

Kështu thotë autorja e këtij raporti, Roberta Osmani.

“Zotimi i pesë shumica e komunave nuk e kanë përmbushur dhe publikuar këtë raport”, tha Osmani.

Ndërsa, Jemir Bakija nga Demokraci Plus, bëri të ditur se zotimet janë marrë nga kandidatët e shtatë komunave në Kosovë.

“Kemi biseduar me kandidatët që kanë qenë për kryetar të komunave dhe këto zotime janë marrë vetëm nga kandidatët e shtatë komunave”, tha Bakija.

Raporti bën të ditur se gjashtë zotimet kryesore të kryetarëve të komunave për qeverisje më të mirë komunale ishin: Vendimet e kryetarit, rregulloret komunale, planet urbanistike; Raportet e shpenzimeve dhe rezultatet e Konkurseve; Konsultime publike në lagje dhe fshatra; Planet e prokurimit, kontratat dhe konsultim për planet; Raporti vjetor për realizimin e premtimeve zgjedhore dhe adresim i ankesave qytëtare më platforma online.

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se kjo komunë mbetet në shërbim të qytetarëve sidomos kur ankesat dhe kërkesat e tyre adresohen përmes platformës online.

“Kemi pas lëvizje shumë të mira gjatë vitit të fundit në kuadër të transparencës radikale. Komuna e Prishtinës do mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Përmes platformës online qytetari ka mundësi ta paraqes tanimë kërkesën e tyre. Deri tashmë 179 zotime ose kërkesa të qytetarëve përmes platformën online janë realizuar. Zinxhiri që e kemi arrit deri tash në këtë qeverisë janë këto platforma online. Vendimet e kryetarit tani më publikohen menjëherë pas nënshkrimit të kryetarit. 122 vendime janë publikuar deri më tani të nënshkruara nga kryetari i Komunës”, tha Nushi, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, Komuna e Prizrenit prin në vendimet e kryetarit, Prishtina për planet urbanistike dhe rregulloret komunale, për raportet e shpenzimeve dhe rezultatet e konkurseve prin Ferizaj, ndërsa Prishtina ka nivelin më të ulët në këtë pikë.

Asnjë komunë nuk ka bërë konsultime në lagje dhe fshatra si përmbushja e zotimeve elektorale nuk janë përmbushur nga komunat. Tek zotimi i pestë për përmbushje të realizimeve të premtimeve zgjedhore asnjë nga komunat nuk ka përmbushur premtimet elektorale.

Për adresimin e ankesave online kryeson kryeqyteti.