Një aeroplan i vogël u rrëzua në një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, asnjë person në bord nuk arriti të mbijetonte, shkruan NBC News.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz gjendeshin në bord, tha shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park, Shawn Conway në një konferencë shtypi të shtunën.

Të gjithë njerëzit brenda shtëpisë dolën të sigurt, tha Conway.