Dekretimi

Asnjë ankesë në Gjykatën Kushtetuesë për Ushtrinë e Kosovës

Nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës kanë thënë se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për kushtetueshmërinë e ligjeve të cilat e shndërruan FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Siç thuhet, ka ekzistuar afati prej tetë ditësh për dorëzimin e ankesave, por këtë nuk e ka bërë askush.

Të kujtojmë se Lista Serbe kishte paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ushtrinë, shkruan Ballkani.info.

“Edhe pse në konferencën për media paralajmëruan se do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të shkeljes së Kushtetutës me rastin e formimit të ushtrisë, këtë deri më sot nuk e kanë bërë”, thekson Kossev.

Në anën tjetër, presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot i kanë dekretuar tri ligjet e miratuara në Kuvend për ushtrinë me çka e ka përmbyllur edhe zyrtarisht procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. /Ballkani.info/