Asllani do të luajë nga fillimi për Interin ndaj Romës

Kristjan Asllani do të luajë për herë të parë titullar me fanellën e Interit.

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Simone Inzaghi në konferencën për shtyp para ndeshjes, transmeton Klankosova.tv.

Asllani do ta zëvendësojë Marcelo Brozoviqin, i cili u lëndua gjatë ndeshjeve të kombëtareve.

Interi do të përballet nesër me Romën, me fillim nga ora 18:00.