Distria Krasniqi ishte triumfuese absolute në Paris Masters ku rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë -52kg.
Kjo ishte hera e parë që Krasniqi merr pjesë në një tjetër kategori, pos asaj -48 kg.
Por ndonëse fitoi të artën, në aeroport nuk gjeti ngrohtësinë e simpatizantëve dhe interesimin e institucioneve.
Kjo në fakt ka ndodhur edhe më parë, kur së bashku me Distrinë e Driton Kukën ishte edhe kampionia e pa diskutueshme e botës, Majlinda Kelmendi.
Por punën e tyre si duket e vlerësojnë lart shtetet tjera. Së fundi Japonia që njihet si shtet i arteve marciale ka vendosur të “stampojë” fytyrën e Majlindës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës në pullën e saj postare.
/Ballkani.Info/








