Pavarësisht politikës serbe që t’i glorifikojë maksimalisht vrasësit e popujve të Ballkanit, sic është rasti i Ratko Mlladiqit, banorët nuk e duan një mural të tillë ta shohin me sy në Njegoshevë të Serbisë.

Figura e ish-gjeneralit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Tribunalin e Hagës për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës gjatë konfliktit në Bosnje e Hercegovinë, u shfaq e mbuluar në portokalli. Murali deri më tani ka prodhuar polemika të shumta që kur u shfaq në rrugën Njegoševa këtë verë, dhe aktivistja Aida Çoroviq u arrestua për protesta kundër tij. Pas kësaj proteste, nacionalistët ekstrem nisën t’i bënin roje muralit të kasapit.

Rojet ishin të rinj të veshur me të zeza, që janë të indoktrinuar me tezën e nacionalizmit ekstrem. Për glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia ka marrë vazhdimisht kritika nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Serbia ende s’ka kërkuar falje për masakrat që i ka kryer ndaj popujve që kanë qenë nën ish-Jugosllavi. Nga njohësit e zhvillimeve në Ballkan, kërkim falja nga Beogradi është e vështirë në këtë kohë, pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka qenë i përfshirë direkt në masakrat ndaj popullit të Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë, pasi mbante postin e zëdhënësit të partisë radikale të kriminelit Vojsllav Sheshelit, duke mbrojtur regjimin serb.

Po ashtu kryetari i Kuvendit të Serbisë, është Ivica Daçiq që ishte në nomenklaturat e partive që bënin masakra nëpër Ballkan.