“Askush nuk hyn! 15 mijë ushtarë do t’i dërgojë në kufi”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se mund të dërgojë edhe deri në 15 mijë ushtarë në kufirin me Meksikën ku pritet të arrijë një karavan i madh me migrantë.

Trump, në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se në kufi do të vendosen ndërmjet 10 mijë dhe 15 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak, përveç patrullave kufitare, shërbimit të imigracionit dhe doganës, raporton AP.

Ky numër është më shumë se dyfishi që më parë kishte paralajmëruar Pentagoni, ndërsa siç raportojnë mediat, është më shumë sesa SHBA ka trupa në Afganistan, transmeton Ballkani.info.

Në Afganistan, SHBA-të aktualisht i kanë 14 mijë trupa.

Pentagoni para dy ditësh ka paralajmëruar që në kufi do të dërgohen 5200 ushtarë.

“Askush s’do të hyjë”, ka thënë Trump.

Ai ka paralajmëruar edhe për përleshjet që kanë ndodhur ndërmjet migrantëve dhe policëve meksikanë.

Karavani me migrant, në të cilin janë rreth 6000 njerëz, është nisur nga Amerika Qendrore, përmes Meksikës që të arrijë në kufirin me SHBA-të. Aktualisht karavani është rreth 1600 kilometra larg kufirit ndërmjet Meksikës dhe SHBA-ve. /Ballkani.info/