Askush nuk e kontrollon peletin që hynë në Kosovë

Përkundër paralajmërimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se peleti që importohet nga Serbia është i rrezikshëm, kjo lëndë djegëse nuk po kontrollohet nga asnjë institucion përgjegjës.

Ndonëse përballë këtij rreziku pati reaguar edhe vet kreu i kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, duke shprehur dyshime se peleti i importuar nga Serbia mund të ketë edhe përbërje të dëmshme, pasi që përmban gomë dhe thëngjill, ende askush nuk ka ushtruar kontroll të posaçëm mbi këtë lëndë.

Ndërkohë, në vendin tonë kontrollohet lënda e parë prej të cilës prodhohet peleti, e që është druri.Menaxheri i kompanisë “Thes Ari”, Bashkim Zejnullahu, thotë se importuesit e drurit në vend i nënshtrohen të gjitha kontrolleve hitosanitare, pavarësisht se ky i fundit është ekologjik dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për shëndetin e njerëzve.

Sipas tij, në Kosovë nevojiten rreth 20 mijë kubik dru në vit, sasi kjo që nuk sigurohet pa importin e tij nga vende të ndryshme, e edhe nga Serbia.

Ai thotë se jo i gjithë peleti i importuar nga ky vend është i rrezikshëm, porse porositë se për këtë duhet kontrolluar ky produkt, për tu siguruar se është ekologjik, nga mbeturinat e drurit e jo nga ato të gomës.

Zejnullahu shpjegon se edhe peleti, si çdo produkt tjetër ka mënyrat e kontrollit, për të cilat thotë se po manipulohet me to.

Përkundër pretendimeve se peleti që importohet në vend përmbushë kushtet, ai thotë se qytetarët deri më tash asnjëherë nuk kanë blerë produkt cilësor sikur që është ai A1.Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, thotë se çështja e kontrollimit të peletit i përket Agjencionit të Veterinarisë dhe Ushqimit.

Ai thotë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për kontrollimin e këtij produkti përkundër paralajmërimeve të Ministrisë së Mjedisit se peleti që po hynë nga Serbia është i rrezikshëm.Ndërsa nga AUV thonë se një kontroll i tillë ndaj peletit nuk bëhet.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i këtij agjencioni, Valdet Gjinovc