Sipër tabelave me mbishkrimin Sheshi i Republikës në Novi Sad, janë vënë pllakatet me mbishkrimin Sheshi i Republikës së Vojvodinës.
Pllakatet janë me formë e madhësi origjinale e në to me cirilike shkruan Sheshi i Republikës së Vojvodinës.
Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq dje në këtë shesh, duke e kremtuar atë që në Serbi u quajti 100 vjetori i bashkimit të Vojvodinës, e kishte zbuluar përmendoren e mbretit Petri i Parë Kragjorgjeviq, raportojnë mediat serbe.

Një ditë më parë, të shtunën, në disa vende në Vojvodinë, gdhinë pllakatet me shkrimet: “Pas 100 vjetësh Hong Kongu tha lamtumirë”.
Pllakatet i kishte nënshkruar Mlada Vojvodina, (Vojvodina e re).
Këto pllakate kanë vërejtur në Novi Sad dhe në shumë qytete të tjera në Vojvodinë.
Hong Kongu ka qenë 99 vjet koloni e Britanisë së Madhe, ndërsa në vitin 1997 i është kthyer Kinës si rajon special administrativ.
Më herët në Vojvodinë kishin gdhirë pllakatet “Vojvodina – Katalonia”.







