Të hënë është përmbyllur konkursi për kryeredaktor të RTK-së.

Por, sipas burimeve të Paparacit askush nuk po dëshiron ta ushtrojë këtë detyrë.

Siç mëson Paparaci për këtë pozitë nuk ka aplikuar askush.

Më 26 shtator të këtij viti ishte publikuar në faqen zyrtare të RTK-së, konkursi për këtë pozitë.

Paparaci, ka provuar të kontaktojë me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, derisa i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Megjithatë, me 10 tetor në ditën e përmbylljes së konkursit, ish-kryeredaktori i RTK-së, Xhymret Veliu i cili ushtroi për më shumë se gjashtë vite këtë detyrë, përmes një shkrimi në Facebook kishte bërë të ditur që nuk do ty hynte garës.

“Pra, ka kaluar gjithë kjo kohë në krye të stafit programor dhe unë e ndjej që është mjaft, prandaj nuk do te jem pjesë e kësaj gare për kryeredaktor të RTK1”.