Gjatë vitit 2019 në Kosovë kanë vdekur 10.560 qytetarë të Kosovës, ku në mesin e tyre 1 mijë e 130 ishin kosovarë që kanë jetuar jashtë vendit, ndërsa në Kosovë 9 430 raste.
Vetëm në Prishtinë brenda një vit kanë vdekur 2 609, në Prizren 938, në Pejë 639 ndërsa në qytetet tjera kosovare më pak se këto të tria. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste.
Raportin e gjeni KËTU
Në këto shifra 54.1% janë viktima meshkuj ose në numër 5 105 raste, ndërsa 45.9% apo 325 janë femra.
Vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste, ose 1.7%; vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, ose 65.6%; vetëvrasje janë 39 raste, ose 24.8%; dhe vrasje janë 15 raste, ose 9.6%. Tek fatkeqësitë, dominon mosha 50 e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grup – mosha 20-40 vjeç.
Foshnje të vdekura për vitin 2019 u raportuan gjithsej 189 raste, ku pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 1.8%. Foshnje të vdekura meshkuj janë 97 raste, ose 51.3%; dhe foshnje të vdekura femra janë 92 raste, ose 48.7%.
Kurse, foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 118 raste, ose 62.4%; 7 deri 27 ditë kanë qenë 45 raste, ose 23.8%; dhe 28 deri në 364 ditë kanë qenë 26 raste, ose 13.8%.







