Asistentja e zëvendësuesit të sekretarit në MPJD bëhet zyrtare e lartë për diplomaci publike dhe digjitale

Doruntina Xhemajli, deri tani asistente e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, është ngritur në pozitë.

Nga asistente e Ismës, ajo është avancuar në zyrtare të lartë për diplomaci publike dhe digjitale, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka siguruar vendimi për avancimin e Xhemajlit.

Duket se Xhemajli është njeri shumë i besuar i Ismës, pasi që edhe kur ai ishte në pushim, detyrat e sekretarit ia ngarkonte asistentes së tij.

Demokracia.com kishte raportuar se Xhemajli në mungesë të Ismës ishte lënë zëvendësuese e tij.

Demokracia.com kishte publikuar një e-mail, në të cilin Isma njoftoi bashkëpunëtorët që gjatë mungesës së tij mund të kontaktojnë me Xhemajlin.

Kujtojmë se në fillim të janarit, Isma i kishte konsumuar dy herë nga gashtë muaj si zëvendësues i sekretarit, sa ia lejon ligji për ushtrimin e detyrës.