Paris Saint-Germain ka zhbllokuar ndeshjen kundër Dijon, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Francës, pas vetëm 8 minutash lojë.

Autori i golit ka qenë Di Maria, i cili ka mposhtur portierin mik me një goditje shumë të bukur parabël në hyrje të zonës së rreptësisë pas një pasimi perfekt të marrë nga Verratti.

Argjentinasi ka qenë protagonist edhe në minutën e 28-të, kur ka realizuar edhe golin e dytë për vendasit.