Ashton Kutche e Mila Kunis “live” konfirmojnë se janë ende çift

Pas vetëm katër vjet martese, mediat botërore vendosën t’i shkurorëzojnë. Megjithatë, aktorët hollivudian, Ashton Kucher dhe Mila Kunis përmes humorit dhe drejtpërdrejtë kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se më nuk janë së bashku.

Ata postuan një video në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, e cila është “dush i ftohtë” për të gjitha mediumet që raportuan të parat për ndarjen e tyre.

Në një përshkrim të videos, Kucher i tha revistës që botoi lajmin e shkurorëzimit të tyre se do t’i dëshironte fat, pasi sërish përhapën të pavërteta.

Aktori rikujtoi se e njëjta revistë, Metro kishte njoftuar kohët e fundit se çifti do të ribashkohet.

“Ndoshta javën e ardhshme, gruaja ime do të mbajë në trup binjakë, për herë të tretë”, shtoi Kucher.

Ndryshe, në përmbajtjen e videos, dyshja shihet të ulur në një veturë dhe komentojnë lajmet për shkurorëzim.

https://www.instagram.com/p/By6emLYHMdA/