Ashpërsohen sulmet e VV-së ndaj LDK-së pas dështimit të koalicionet: “Këta janë e keqja”

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se populli është duke kërkuar që Albin Kurti të jetë kryeministër I ardhshëm.

“Gjithçka po e dëshmon atë që Albini ka kohë që thoshte se këta janë e keqja, këta janë të eturit për pushtet. Disa më shumë e disa më pak, por në thelb janë e keqja që për 20 vite si shushunja parazite ishin kapur për pushtetin e po rëndonin kurrizin e popullit”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

“Por ja që po ju vjen fundi, të zbuluar para syrit të popullit vetëm mund t’i hapin rrugë atij që e meriton, për të cilin populli ka nevojë e po e kërkon. Sugjeroj t’i shijoni ditët e fundit tuaja, jo vetëm si të pushtetshëm por edhe si pjesë e politikës, sepse populli ka hapur sytë e tashmë kërkon vetëm dritë, kërkon Lëvizjen Vetëvendosje! e Albin Kurtin, Kryeministër”.

Sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë shkëmbyer letra të cilat i kanë bërë publike që në thelb kanë pasur mundësinë e bashkimit të tyre parazgjedhor.

loading…