Ashkanlitë e Ferizajt në këto zgjedhje e mbështesin kandidaturën e Agim Aliut

Tri subjektet politike qe tubojnë komunitetin ashkanli në Ferizaj, e të cilat në këto zgjedhje garojnë me një listë të përbashkët,kanë vendosë që ta mbështesin Agim Aliun,si kandidat për kryetar të Ferizajt.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie, në të cilen spikatet edhe kontributi i kryetarit Aliu, në proceset zhvillimore të komunës.

Siç dihet kjo listë në këto zgjedhje garon vetëm për asamblenë komunale, me synimin që në këtë institicion të përfaqësohet me tre këshilltarë.