Ashkalinjtë kërkojnë ndërtimin e 1 mijë shtëpive, në këmbim të votës për qeverinë Kurti

Danush Ademi sipas gjitha gjasave ka fituar një mandat në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësues i komunitetit ashkali.

Ai ka treguar, për “Indeksonline”, kushtin për të qenë pjesë e qeverisë.

“Gjatë fushatës, kemi parë që shumë njerëz kanë nevojë për shtëpia. I vetmi kusht që kam është që gjatë mandatit katërvjeçar, të ndërtohen 1.000 shtëpi gjatë katër vjetëve të qeverisë së ardhshme për skamnorët e të gjitha komuniteteve. Tjera kushte nuk kemi dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë e ardhshme Kurti”, tha Ademi.

Nga radhët e komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës do të hyjë edhe subjekti Iniciativa Rome, e udhëhequr nga Gazmen Salijeviq.