Asgjësohet mall i skaduar në Prishtinë

11 mijë euro ka qenë vlera e mallit të skaduar që është asgjësuar gjatë së premtes nga dyqanet në kryeqytet. Lajmi është dhënë nga Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri.

Tahiri ka shkruar se Komuna e Prishtina është e vetmja që nuk takson për një shërbim të tillë, me qëllim që bizneset të inkurajohen për veprime të tilla.

“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro.

Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj” shkruan Tahiri në njoftim.