Asgjësohen 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka asgjësuar 32 krerë gjedhe me sëmundje të Brucelozës në Gjilan dhe Prizren.

Në njoftimi thuhet se AUV më 19 deri 20 qershor ka asgjësuar 32 krerë gjedhe në dy ferma.

“Me datë 19-20 Qershore 2023, në Gjilan dhe Prizren janë asgjësuar 32 krerë gjedhe nga dy ferma. Të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës. Për të penguar përhapjes e sëmundjeve infektive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive Zoonotike. Kryen hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitiv në ndonjërën nga sëmundjet infektive. Menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes. Masat tjera janë dezinfektimi i fermës dhe mbikëqyrja e afateve kohore për ripopullim”, thuhet në njoftim.

AUV në rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive. Ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës. Kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara. E gjithë kjo bëhet me qellim të ruajtjes se shëndetit veterinar dhe atij human qe janë fokus qendrorë i mandatit të AUV-së.