Asamblistja më e votuar e AAK-së në Gjakovë në garë për deputete

Asamblistja më e votuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Florentina Gjergjaj do të jetë në listën e kësaj partie për deputete të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Gjergjaj. Ajo ka thënë se ka ardhur koha që të marrë përgjegjësi të reja dhe për këtë ka besimin e partisë.

Postimi i plotë i Gjergjajt:

Të nderuar familjarë dhe miq,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është familja jonë e madhe, në të cilën si anëtare e saj me besimin edhe të liderit Ramush Haradinaj dhe me rritjen time politike, duhet të marrë përgjegjësi të reja.

Rrugëtimin tim politik e kam nisur me mbështetjen tuaj. Ju më zgjodhët që të jem zëri juaj në Asamblenë Komunale në Gjakovë në zgjedhjet e 2017-tës duke me renditur si femra me e votuar. Përgjatë këtyre viteve të përfaqësimit, ne kemi punuar bashkë në realizimin e shumë projekteve që kanë përmirësuar cilësinë e jetës në vendbanimet tona.

Problematikat tuaja të përditshme sociale e infrastrukturore, jam munduar që përpos t’i prezantoj në Asamble, të jem edhe një urë lidhëse për jetësimin e tyre.

Besimi dhe mbështetja juaj për më tutje tejkalon komunën, sepse zëri juaj duhet të përfaqësohet në Parlament, atje ku zhvillohen politika që ndikojnë në jetën e secilit prej jush.

Të nderuar familjarë dhe miq, unë do jem në listën e AAK-së për deputete në Parlamentin e Kosovës, sot institucioni më i rëndësishëm ku buron funksionimi i shtetit, ka nevojë për gjithsecilin prej nesh. Ju do të mund ta zhvilloni atë duke votuar njerëzit më meritorë.

Vota juaj është nder, përgjegjësi dhe obligim.