Kamenicë
Asamblistët e Vetëvendosjes në Kamenicë kundër vendosjes së bustit të heroit kombëtar Isa Kastrati në shesh
Pesë asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar vendosjen e heroit kombëtarë, Isa Kastrati, në Kamenicë.
Po ashtu edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, nuk e ka përkrahur këtë nismë duke abstenuar.
Megjithatë ky propozim ka kaluar me 18 vota.
Kjo është bërë e ditur nga portali lokal, Radio 24 Kamenicë
Asamblistët e Vetëvendosjes kanë propozuar që busti i Dëshmorit të vendoset te shtëpia e kulturës “Isa Kastrati”.
Isa Kastrati është babai i ish-kryetarit të Kamenicës, Qënrdon Kastrati i cili vjen nga partia Socialdemokrate.
Në Kamenicë në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje me në krye, Kadri Rahimaj.