Asambleja Komunale e Fëmijëve të Ferizajt, përmes një komunikate për media ka kërkuar vijimin e mësimit.
Reagimi nga Asambleja Komunale vjen pas mos mbajtjes së mësimit ditën e sotme, pasi që mësimdhënësit kanë hyrë në grevë, përcjell Ballkani.info.
Reagimi i plotë:
Sot ishte një humbje e madhe për ne,për të ardhmen e Kosovës,për shpresën e Kosovës. Pasi ne jemi një shtet i ri në zhvillim kemi nevojë per ndryshim dhe reforma në shumë sektorë e sidomos në Arsim.
Sot filloi gjysëmvjetori i dytë i mësimit që normalisht na gjen ulur në bankat shkollore e ne sot e pritëm atë ulur duke shikuar në dritaren e dhomës borën teksa binte.
Ne i kuptojmë dhe i respektojmë kërkesat e SBASHK-ut mirëpo ata që po humbim më së shumti jemi ne, nxënësit.Ne e dimë se Arsimi është çelësi i zhvillimit të një vendi por ajo sot mungoi tek ne.
Ju lutem që sa më parë të gjendet një zgjidhje ku qëllimi kryesor të jetë zhvillimi i procesit mësimor qoftë me orar të shkurtuar apo me ndërprerje të ndonjë ore mësimore por jo bojkotimi i gjithë procesit mësimor.
Ju lutem,
Azra Maksuti, Kryesuese e Asambles komunale së fëmijëve të Ferizajt.








