Asambleistja e VV-së plot mllef ndaj partisë së saj: Pse ata që deri dje e kanë fy e dëmtu VV-më sot janë në rend të parë?

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Mevlyde Idrizi, ka hedhur kritika të fuqishme në adresë të partisë së saj.

Ajo përmes një reagimi në Facebook i ka shtuar 15 pyetje partisë së saj, duke shprehur mllef, për siç thotë ajo, pamundësimin e fjalës së lirë, linçimeve, injorimeve dhe ofendimeve.

“Si është e mundur që asamblisti kurrë mos të konsultohet për asgjë, as rreth aktiviteteve, as rreth komisioneve e seancave”, shkruan ajo nder tjerash, raporton Ballkani.info.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje)

Si asambliste per dy mandate, dhe si aktiviste 10 vite ne Vetevendosje kam keto pyetje per shoket miqte dhe aktivistet e Vetevendosjes, gjithmone ne te mire te Organizates

1. Pse kur po flasim drejte e mbi bazen e argumentit, po perfolemi e injorohemi nga disa individ?

2. Pse kur po kerkojme ti sqarojme problemet e vogla perbbrenda organizates, nuk po pranoni, e tere kohen thuani sqaroni problemet brenda e jo jashte?

3. Pse nuk po degjohet shpeshhere fjala e aktivistit, atij aktivisti qe punon vertete dhe qe ka probleme?

Pse ne asamblisteve nuk na mundesohet takime me Kryesin e Qendres se Prishtines per asnje problem, gjersa presim me vite?

4.Pse kritikat tona konstruktive, gjithmone mbi bazen e argumentit nuk po merren parasysh asnjehere?

5. Pse po pamundesohet fjala e lire, duke linqu ofendu e injoru, perveq edhe nga individet, edhe nga organet e Organizates?

6. Pse po etiketohemi kur po kerkojme te rrespektohet barazia gjinore, e qe ne program e kemi?

7.Si mund te injorohet e te largohet nga te gjitha organet asamblisti qe me automatizem duhet te jete anetar ne ato organe?

8.Si eshte e mundur qe asamblisti per dy mandate te punoj i vetem, pa perkrahjen e askujt, ama askujt, duke injoruar, duke te lene fajtor, asnjehere pa u perballe me te verteten?

9. Si eshte e mundur qe asamblisti kur mos te konsultohet per asgje, as rreth aktiviteteve, as rreth komisioneve e seancave?

10.Pse duhet te heshtim kur te gjitha keto ndodhin dhe askujt asgje nuk i intereson per tu sqaruar, debatuar?

11.A duhet secili te veproj sipas tekeve te veta, dhe secili te tregohet me i menqur se tjetri?

12.Kur duhet kuptuar seriozisht se besimi

qytetar eshte i shenjte?

13. Pse po u ipet hapesire sahanlepiresave te flasin veprojne e marrin vendime, atyre qe kane demtuar, jo qe kane punuar?

14. Pse te gjithe parashutistet jane bere me te vlefshem, e rrespektohen me shume se aktivistet e vertete?

15. Pse ata qe deri dje e kane fy e demtu VV sot jane ne rend te pare?

Mendoj se vertete koha e pritjes u sterzgjate, kaluan vite, dhe i vetmi opcion ka mbet fb per ti thene te gjitha

Une personalisht ne Vetevendosje as nuk jam per emra as individ.

Jam aty per kauzen idealin e programin

Kam shku e punesuar, jo te punesohem

Nuk kam kerkuar kurre dhe asnjehere as nje privilegj, ama asnjehere

Kam fituar dy mandate, pa asnje komisioner, as vezhgues timin, as familjar, as aktivist

Kam fituar nga qytetari i Pejes, pa ja qeras askujt asnje kafe per vot

Ka shume e shume per te thene

Edhe sa kohe duhet me prit me sqaru e shtjellu gjera, me kedo, me secilin, perballe,

Une nuk i kam ik asnjehere perballjes, perkundrazi kam kerkuar perballje, si me Qendren e Pejes, si me Qendren ne Prishtine, dhe askush nuk pergjigjet

Thirrni mendjes se eshte tejkaluar çdo kufi

Eshte tepru gjithqka

Nuk heshti me, se vertete eshte ba me shume se shume, 10 vite durim, padrejtesi e pabarazi

Askush nuk duron pergjithmone

E di qe Qendres se VV-se ne Peje i pelqen heshtja, por une nuk do te heshte me

Koha me i shpalos letrat

Njeriu qe duron shume, kur ik nuk kthehet me kurre, e ju mandej vazhdoni si çdohere me linqime ofendime e skenare te iskenuara sipas qejfit

Une dal me ballin hapur para secilit qytetar te Pejes, me shume pergjegjesi e llogaridhenie ne çdo moment

Publikisht i bej thirrje Qendres se VV- se ne Peje qe te therras mbledhjen e Kryesise me nje pike te rendit te dites ti sqarojme gjerat perbrenda, kete ja kam kerku edhe Kryetarit te Qendres ne Peje

Boll ma, boll

Po me duket se dokumentacioni mbi parimin baze te Levizjes ka humb kuptimin, kur po i shoh se si rrjedhin gjerat ne Peje.

E di qe tash kane me u gjuajt njerezit nga fotelet, grupacionet e ndryshme kunder ketyre qe i thashe, me fyerje e ofendime, sikur qe i kane bere deri me tash, edhe ne rruge, edhe ne fb

Une aspak nuk lodhem

Nuk flas pa fakte as argumente, as per inate

E them per te mire dhe ne te mire te Organizates, sepse une ne Kuvend nuk perfaqesoje veten time, por Organizaten

Thirrni mendjes, une jam gati ne çdo moment

E dua ate Levizjen kur ishim bashke, ate Levizjen e aktivistit te vertete, ate Levizjen kur ndanim nje kifle bashke, por te bashkuar, ate Levizjen kur punohej gjere ne oret e para te mengjesit, me aktivitete, e me puneE dua Levizjen, ate Levizjen nga 2010

Mos harroni se:

Tash eshte lehte me qene VV, shume lehte, tash secili shiqon me zene nje vend aty me brryla e nderskamza

Por dikur shume vite me pare, nuk ishte e lehte te jesh VV

Isha e para me nje miken-kolegen time

Sidomos ne Peje ka qene shume e veshtire te jesh VV, sepse i kishe edhe familjen edhe shoqerin, edhe miqesine edhe koleget edhe qytetaret me partite tjera

Sot eshte lehte te jesh Vetevendosje

Per te qene aktviste i Vetevendosjes duhet te kesh zemer te Vetevendosjes, guxim, qendrueshmeri

Te jesh falco Vetevendosje eshte e lehte, sidomos sot

Por te jesh origjinal Vetevendosje ka qene, eshte e veshtire, dhe do te jete e veshtire

Rrespekt gjithmone per te gjithe ata bashkaktivis