Asambleistja e Nismës në Malishevë aderon në Lëvizjen Vetëvendosje

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar sot në ambientet e partisë asamblisten e Nismës në Malishevë, Sadije Krasniqi, raporton Ballkani.info

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Krasniqi ka qenë kryetare e forumit të gruas së NISMA-s, nëndega Drenoc, dhe nënkryetare e gruas së kësaj partie, dega Malishevë.

“Sadije Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, është anëtarësuar dje në VETËVENDOSJE!. Ajo është asambleiste e kësaj komune, ka qenë kryetare e forumit të gruas së NISMA-s, nëndega Drenoc, dhe nënkryetare e gruas së kësaj partie, dega Malishevë. Sadija ka perfunduar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtimin pemtari-vreshtari, dhe, Fakultetin Filozofik/Filologjik, drejtimin gjuhë dhe letërsi angleze. Bashkë me kandidatët tanë nga Malisheva, Jetmira Vrenezin e Gani Krasniqin, Sadijes i uruam mirëseardhje dhe punë të mbarë në grupin e asambleistëve të Lëvizjes”, ka shkruar ai.