Asambleisti, Ardian Kotorri i cili në shtator paralajmëroi dorëheqjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së) në Suharekë, sot është rikthyer përsëri në këtë parti. Diçka të tillë ka bërë të ditur kryetari i komunës që vjen nga kjo parti, Bali Muharremaj.

Më 25 shtator të vitit 2020, asambleisti Ardian Kotorri kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga AAK dhe më nuk do të jetë pjesë e kësaj partie.

Ai atëbotë thoshte se dorëheqjen po e manifeston me heshtje dhe nuk dëshiron të flasë keq për shtëpinë se ku kishte qëndruar disa vite.

“Dorëheqjen time po e manifestoj me heshtje, kjo heshtje nuk nënkupton që nuk kam qfar të flas, por thjesht nuk është në karakterin tim, që pas largimit të hedhë baltë mbi shtëpinë ku isha deri tani”, kishte shkruar Kotorri.

Ndërkaq bashkimin përsëri në parti, e ka njoftuar sot kryetari i Suharekës Bali Muharremaj që vjen nga AAK. Ai ka thënë se me Ardian Kotorrin do ta vazhdojnë së bashku rrugëtimin.

“Për shkak të vlerave që ka krijuar gjithmonë AAK, Ardiani do të mbetet i përkushtuar gjithmonë në avansimin e mëtejmë të këtij kontributi të jashtëzakonshëm.
Natyrisht, AAK është e vetëdijshme se fal kontributit të tij dhe përkrahësve, në dy mandate si asambleist në Asamblenë Komunale, ne kemi arritur rezultate gjithmonë duke shënuar fitore”, ka shkruar Muharremaj.

Më poshtë postimi i plotë i tij.