Sot është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit komunal të Prizrenit.

Në këtë mbledhje është folur për gjendjen e arsimit në qytetin historik, shkruan Indeksonline.

Kryetari Mytaher Haskuka ka lëshuar mbledhjen për të pritur Albin Kurtin që vizitoi Prizrenin

Kjo si duket e ka acaruar këshilltarin e NISMA-s, Shukri Quni.

Ai madje nuk ka nguruar që edhe t’i kërkoj përplasje fizike kryetarit të komunës.