Asambleistët e Prizrenit kërkojnë lop-top të rinjë

Në mbledhjen e parë të viti t2019 në Asamblenë Komunale Prizren, po shqyrtohen pikat e rendit të ditës, e ndër to ishte edhe koha kur asamblistët kishin kohën e tyre për pyetje e ngritjen e çështjeve të ndryshme.

Asamblistja Kujtesa Kabashi – Shatri nga radhët e LDK-së, kishte pyetje për drejtorin e administratës publike Osman Hajdaraj.

E e njëjta kërkoi nga drejtori që asamblistëve t`u sigurohen lop-top të punës.

“Ose tash e tutje materialet të na dërgojnë me postë”, u shpreh ajo.

Këtë e kërkoi edhe asamblisti nga radhët e PDK-së Alush Shala, i cili në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa, e kishte pyetur kryesuesin e kuvendit Artan Abrashin, se kur do të sigurohen lop-top të rinj për asamblistët.

Drejtori i administratës Osman Hajdaraj, për shkak të kohës së kufizuar nuk dha përgjigje për këtë çështje.