Mbetet mot jostabil, me reshje lokale shiu dhe më i freskët, së paku deri nga ditët e para të muajit qershor.

Datat:

28.05 – Freskët, vransira dhe diell.  Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

29.05 – Freskët, kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

30.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe me reshje lokale shiu,  pasdite dhe në mbrëmje mundësi për bubullimë.

31.05 – Kryesisht me vransira dhe freskët.  Kohëpaskohe reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për bubullimë.

1.06 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Vlerat e temperaturave të parashikuara mbeten të ulëta dhe pak nën vlerat mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 8C, e maksimalet nga 16C deri 18C.

Era do të fryejë mesatare kryesisht nga krahu verior 4-10m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie përreth vlerave normale.