Policëve të Kosovës nga komunat veriore u janë ekzekutuar pagat së bashku me shtesat e muajit shkurt, që nuk iu dolën në muajin mars. Ndërkaq, policëve të komunave të tjera të Kosovës nuk i janë ekzekutuar shtesat.
Një burim i Klankosova.tv, polic nga komunat veriore, bën të ditur se atyre iu paguan shtesat e muajit shkurt, por jo edhe ato të muajit mars.
Tjetri burim, polic nga Kaçaniku, bën të ditur se 36 orë të festave nuk i janë paguar, dhe në vend që të paguhej 1500 euro u pagua 800 euro.
Ndërkaq burime të Ballkani.info thonë se as ushtarëve të FSK-së nuk u janë paguar orët shtesë.
Muajin e kaluar, u raportuar se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sikurse edhe zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk u janë paguar orët shtesë. Pjesëtarëve të këtyre kategorive, në llogari u kanë dalë vetëm pagat bazë.
Të kujtojmë se sot zyrtarëve tjerë që paguhen nga buxheti i Kosovës u kanë dalë pagat. /Ballkani.info/







