As shiu nuk i ndal qytetarët ta mbushin sallën në përkrahje të Daut Haradinaj

Daut Haradinaj po vazhdon t’i mbush sheshet dhe sallat nga takimet e përditshme me qytetarë të Prishtinës, në numër të madh, të interesuar që të dëgjojnë planin e tij për Prishtinën.

Kësaj radhe Haradinaj takoi banorë të lagjeve Parku i Qytetit, Rruga Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.

Duke respektuar masat anti covid, shumë qytetarë nga këto lagje i dhanë mbeshtetje Haradinajt në garën e tij për të parin e Prishtinës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

As shiu se ndal mbështetjen e madhe ndaj vizionit ‘e para Prishtina’. Sot me banorë të lagjes Parku i Qytetit, Rruga Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.

Mobilizimi i madh në mbështetje të programit ‘e para prishtina’ nuk ka të ndalur. Ky lum i madh njerëzish është dëshmia më e fortë për ndryshimin e madh që po vjen në Prishtinë.