Erden Atiq

As pse, as çka, as si: Atiq refuzon të tregojë pse e shtyu “ultimatumin” e të premtes për strukturat paralele

E çoi disa herë Inspektoratin Komunal për të parë se mbi çfarë baze shfrytëzojnë një ndërtesë në Mahallën e Boshnjakëve strukturat paralele serbe.

Serbët dokumentacion të shfrytëzimin nuk ofruan.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosja, Erden Atiq, u çoi “ultimatum”.

Deri të premten e djeshme ose supozohej të siguronin dokumentacionin e nevojshëm, ose përndryshe të sigurohen që më të mos jenë të pranishëm në atë ndërtesë.

Inspektorati ditë më parë ia kishte dorëzuar një kërkesë në letër Nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, që “deri të premten të lirohej objekti”.

Në atë objekt që shfrytëzohet nga strukturat paralele serbe, për më tepër operon edhe e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë dhe Metohi” në qeverinë serbe, që në Beograd udhëhiqet nga Petar Petkoviq.

Në anën tjetër, Simiq, në dritën e këtij “ultimatumi” do të shfaqej duke u trimëruar para opozitarëve serbë të tij se po qëndron në objekt dhe s’bëhet fjalë për lirim të objektit nën urdhërat e kryetarit Erden Atiq.

Visar Syla, këshilltar i Atiqit, i tha “KoSSeV”-it se administrata serbe në ato objekt po punon pa kurrëfarë dokumentacioni, dhe se kjo ndërtesë bie nën pronësi komunale; rrejdhimisht edhe vendimi.

Por, ndonëse të premten supozohej që kjo ndërtesë të lirohej, krejt në fund, pa asnjë vendim të shkruar e as të arsyetuar, Erden Atiq njoftoi se e kanë shtyrë kërkesën për lirim edhe për dy javë.

I tha RTK-së thjesht se “po është shtyrë për dy javë” – Por, pse, si dhe çka – asgjë.

Nacionalja ka provuar të bisedojë me kryetarin Atiq për të treguar se pse një shtyrje e tillë dy javore: ai refuzoi të përgjigjet dhe të arsyetojë.

Nuk kam kurgjë të re çka me thanë përveç asaj që kam thënë dje”, tha shkurt Atiq.

Pyetur se a ka ndikuar reagim ndërkombëtar ndaj këtij vendimi – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian – Atiq refuzon të përgjigjet. As nuk mohon e as nuk pohon, veç përsërit që “qato që i kam thënë dje”.

Pas kësaj ai mbyll telefonin.

ShBA s’e miratoi këtë nismë, për çka u shpreh se ishte “e pabashkërenduar” me ta, teksa shprehën dronë për veprime që “mund të perceptohen si përshkallëzuese”.

Zyrtarë amerikanë e kanë ritheksuar pritjen tonë që këta kryetarë, përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut, do të bëjnë përpjekje për t’iu përgjigjur shqetësimeve të të gjitha banorëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve”, thanë nga ShBA në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Njëjtë u shprehën edhe nga BE, ku zëdhënësi Peter Stano, tha se qëndrimi i unionit 27 shtetësh është se janë “të shqetësuar për ndikimin që do ta kenë në situatën e sigurisë vendimet e fundit të administratës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave publike dhe komunale”.

BE kërkoi “bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në të gjitha vendimet që mund të kenë ndikim në situatën e brishtë të sigurisë” dhe se çështja e strukturave paralele duhet të adresohet në Dialogun e Brukselit dhe në kuadër të themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Rasti me këtë vendim nuk ka qenë i tillë. Çështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe“ tha ai.

Është e rëndësishme që të organizohen sa më parë zgjedhje inkluzive lokale në të cilat serbët e Kosovës do të marrin pjesë pa parakushte”, u shpreh mes tjerash ai.