As Kiara e as Olta, ja kush rrezikon të largohet të shtunën

Teksa Luizi po qëndronte i mërzitur në oborr, Fotini i tha atij që të rrijë i qetë pasi do dalë ajo të shtunën. Luizi i tha Fotinisë se nëse ajo e bën një gjë të tillë, ai nuk do i flasë më me gojë gjithë jetën.

Ai shtoi se këtë lojë, do e bëjë siç do ai vetë, ndaj ka vendosur të dalë nëse Kiara largohet.

Luizi u betua për mbesat e tij, se nëse publiku vendos të largojë Kiarën, ai do ikë bashkë me të. Fotini dhe Lorenci i thanë Luizit të mos bëjë betime kot, sepse po flet gabim.

Ai u shpreh se nuk është fare gabim sepse ai, Kiara dhe Olta kanë 90 ditë brenda në shtëpi dhe nuk ka ndonjë gjë nëse del ai.