As Fauci dhe as ekspertët, e thonë yjet: Në 17 dhjetor merret vendimi përfundimtar për vaksinën

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora astrologia Meri Gjini parashikoi muajin dhjetor si një muaj i mbarë dhe optimist . Ajo u shpreh se më 17 dhjetor do të ndahen dy planetët Saturni dhe Plutoni ndarje e cila do të sjellë pozitivitet te të gjitha shenjat.

Gjithashtu në këtë muaj sipas Merit do të ndodhë bashkimi  planetit të fatit i cili do të sjellë ndryshime thelbësore.

Ajo gjatë fjalës së saj shtoi se muaji dhjetor është dhe një ndër muajt më të përfolur përsa i përket daljes së vaksinës dhe sipas saj në datën 17 pritet të merret vendimi përfundimtar mbi vaksinën anti-Covid.

“Ndërkohë nga ana tjetër dhjetori është shumë i pritur edhe për vaksinën anti-Covid , se cilën vaksinë do të vendosin për të hedhur në treg dhe kjo fazë ka filluar që në datën 2 dhjetor dhe deri në datën 17 e kanë marrë vendimin e përcaktimit. Kjo do të na qetësojë emocionalisht sesa praktikisht shpresoj që të jenë marrë ata që merren me logjistikën e duhur për ta planifikuar dhe për ta vendosur“- tregon ajo.