As Dhurata nuk ngurron të duket seksi, shfaq këmbët në fustan të shkurtër

E bukur, me plot stil dhe mjaft e talentuar.

Kjo është këngëtarja e njohur kosovare, Dhurata Dora e cila pothuajse çdo herë befason me pamjen e saj.

E tillë shfaqet edhe në dy imazhet e fundit që sapo publikoi në Instagram, ku vjen në top-formë. Me fustanin e shkurtër dhe tejet joshës, Dora ka ngacmuar paksa imagjinatën e meshkujve.

Këngëtarja aktualisht është ndër të preferuarat e publikut e cila ndiqet në çdo hap që bën, pa lënë anash projektet muzikore.

Edhe pas mbarimit të sezonës së verës, ajo është duke mbajtur koncerte përreth trojeve shqiptare por edhe më gjerë.

https://www.instagram.com/p/BpuDLv_nNHO/?utm_source=ig_embed