As 90 rastet me koronavirus nuk i ndalin ferizajasit: Arrestohen 10 persona duke luajtur bixhoz

Në fshatin Slivove të Ferizajt janë kapur 10 persona duke luajtur bixhoz në një lokal, ku më pas edhe janë shoqëruar në stacionin policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me dat 19 prill në fshatin Slivove, Ferizaj, janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i zhetonëve dhe letrave të bixhozit.

Kujtojmë që me ligj të Qeverisë bixhozi është i ndaluar, por edhe hapja e lokaleve është rreptësisht e ndaluar në kohë pandemie.

Deri më tani në Ferizaj janë konfirmuar 90 raste pozitive me koronavirus.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Slivove, Ferizaj 19.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i zhetonëve dhe letrave të bixhozit. Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.